Jufka GEO

Te Jufka GEO, ne nuk ofrojmë vetëm një produkt, ne sjellim një kujtim nga shtëpia, një shije nga fëmijëria, dhe një pjesë të Dibrës në çdo pjatë.

Rreth Nesh

Rreth Nesh

About Us

Historia Jone

Jufka GEO është një emër i njohur në prodhimin dhe shpërndarjen e jufkave tradicionale të Dibrës, me një përvojë mbi 10 vjeçare në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. E themeluar me pasion për ruajtjen e shijes autentike dhe trashëgimisë kulinare shqiptare, Jufka GEO sjell në tryezat tuaja një produkt 100% natyral, të përgatitur sipas recetave të vjetra dibrane. Kombinimi i traditës, cilësisë dhe përkushtimit na ka bërë zgjedhjen e parë të mijëra familjeve në mbarë Shqipërinë dhe jashtë saj. Produktet tona janë të përgatitura me miell cilësor, vezë të freskëta dhe pa asnjë konservues apo aditiv, për të garantuar një shije të vërtetë dhe të shëndetshme.

Motivimi


Çfarë na veçon?

Produktet tona gjenden në tregjet dhe supermarketet në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë vendit – duke mbërritur pranë shqiptarëve që jetojnë në Europë dhe më gjerë. Jemi krenarë që jemi bërë pjesë e përditshmërisë dhe festave të shumë familjeve që kërkojnë cilësi, origjinalitet dhe një lidhje me rrënjët.

Produkte cilësore

Receta autentike dibrane dhe prodhim artizanal me përbërës natyral që ruajnë shijen dhe origjinën

Traditë dhe origjinalitet

Trashëgimi brez pas brezi me vëmendje në çdo produkt.

Prani ndërkombëtare

Gjithandej në Shqipëri dhe në tregjet europiane

Me shume

Vendnodhja Jone